A është edhe Muki me Zaevin, kundër Ushtrisë së Kosovës?! (Video)

Shpërndaje

Partia maqedonase LSDM ka reaguar pas thirrjeve që qarqe të ndryshme i bënë kryeministrit Zoran Zaev për të korrigjuar deklaratën për Ushtrinë e Kosovës. Sipas kësaj partie, Zaev ka mbështetjen më të madhe tek elektorati shqiptarë në Maqedoni, dhe këtë e kanë dëshmur të gjitha anketat.

A thua edhe shqiptarët që kanë votuar LSDM-në janë të të njejtit mendim si lideri i tyre Zoran Zaev duke përfshirë këtu edhe deputetin Muhamed Zekiri të cilit kohëve të fundit nuk i ndihet zëri?!

“Sipas anketës së fundit, 27.5% e shqiptarëve përkrahin LSDM-në, pastaj vijon BDI me 27%” thuhet në reagimin e socialdemokratëve të cilēt përsërisin qëndrimin e kryetarit të tyre se formimi i ushtrisë së Kosovës mund të rrisë tensionet në rajon. Ky qëndrim është i njejtë me atë të Serbisë dhe të Rusisë./albazone.info/

Loading...