Aksion policor në Sedllarcë dhe Zhelinë: Kapen valltare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Shpërndaje

Pjestarët e policisë, nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, mbrëmë (14 nëntori ) në periudhë prej mesënatës, deri ora 02 e 30 minuta, kanë realizuar kontrollë aksion, në objekt hotelerik në fshatin Sedllarcë e Epërme e Tetovës.

Gjatë kontrollit, në objektë janë ndaluar 8 femra, nga të cilat 5 nga Republika e Shqipërisë, dhe 3 shtatase të Maqedonisë.

Shtetaset e Shqipërisë, të cilat kanë qenë të moshës prej 25 deri 45 vjet, në objekt i kanë argëtuar të pranishmit, të njëjtat janë arestuar në Stacionin policorë Tetovë, prej ku janë dorëzuar në Njësinë për krime tejkufitare,migracion, të huaj dhe riatëdhesim, për procedurë të mëtutjeshme.

Në të njëjtën kohë, është kryer kontroll aksion, edhe në objektë hotelerik në fshatin Zhelinë, në të cilin janë ndaluar 6 femra, prej të cilave njëra ka qenë nga Republika e Kosovës, dhe 5 shtetase të Maqedonisë.

Shtatasja e Kosovës e moshës 23 vjeçe , është arestuar në Stacion policorë, dhe pas dokumentimit të rastit është dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme, njofton SPB-Tetovë.

Loading...