Athina dhe Selaniku në flakë, protesta të dhunshme antiqeveritare (Foto)

Shpërndaje

Protesta të dhunshme kanë nisur në Athinë dhe Selanik, në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos.

Mësohet se protestuesit kanë qëlluar në drejtim të policisë me bomba molotv, ndërkohë që thuhet se i është vënë flaka një makine dhe një pallati.

Një grupim prej 300 të rinjsh anarkistë janë përleshur me uniformat blu në Eksarhia, Politeknikum, në qendër e Athinës.

Raportohet se përleshje po ndodhin edhe në Selanik, ku anarkistë të maskuar po përgatiten për një sulm nga godina universitare.

Kujtojmë që 15-vjeçari Aleksis Grigoropulos u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

Loading...