Bora bllokon Brezën e Karadakut të Shkupit (Video)

Shpërndaje

Reshjet e borës në disa vende kanë bllokuar rrugët, e ndër të është edhe Breza një fshat në Malësinë e Karadakut të Shkupit. Bllokimi i rrugës nga bora merr edhe jetën e një banori të sëmurë pasi nuk munden me e sjell në spital shkaku i bllokimi të rrugës.

Një banorë i Brezës për TetovaSot, rrëfen natën e tmerrshme të këtij fshati ku pas çdo reshje të borës ata vuajnë dhe nuk ndihmohen as nga komuna e as nga institucionet tjera.

“Gjatë natës mbrëmë rrugët ishin të bllokuara, kemi kerku ndihmë nga komuna dhe Shtabi Krizës. Askush nuk na ndihmoi edhe pse kishim raste me njerëz te sëmurë, ku nuk arritëm me e çu në spital dhe ndërroi jetë shkaku i rrugës së bllokuar nga bora. Kjo është jeta jonë e ata që i votuam janë këto që janë” thotë banori i Brezës.

Ndryshe si Breza ka shumë fshatra shqiptarësh që në kohën e dimrit janë në mëshirën e Zotit, pasi institucionet marrin masa pas tragjedive që ndodhin.

Loading...