“CR7 e dëshiron Topin e Artë me Juven”

Shpërndaje

Max Allegri ka thënë se Interi “paraqet shkallën e pestë të rrezikshmërisë për ta” dhe se Cristiano Ronaldo “ka motiv që ta fitoj Topin e Artë me Juventusin”

Ai ka shtuar për Gazzetta Sports pasi mori çmimin për trajnerin e vitit për vitin 2018, një çmim pas votave të trajnerëve dhe lojtarëve.

Tekniku është pyetur për derbin e së premtes “Derby d’Italia kundër rivalëve për Skudetto, Inter.

“Është një ndeshje e vështirë, interesante dhe e mrekullueshme kundër një skuadre të madhe me shumë cilësi teknike. Ne do të sigurojmë se jemi gati, por skuadra është në formë të mirë dhe në gjendje të mirë fizike”.

“Është një ndeshje e madhe sepse ne jemi në një pozitë të fortë, të parët në tabelë. Interi janë të tretët dhe po ja dalin mirë. Është ndeshja e vitit sepse është Derbi i Italisë dhe gjithmonë i vështirë, nga pesë yje është me shkallën pesë, por ne na duhet maji që ta fitojmë Scudetton”.

“Mauro Icardi është një sulmues i madh dhe i vështirë për t’u përballur, por unë jam më shumë se i lumtur më lojtarët e mijë sulmues të Juventusi”, ka thënë ai.

Cristiano Ronaldo përfundoi i dyti pas ish shokut të tij të skuadrës në Real Madrid, Luka Modric në garën për Topin e Artë”.

“Është zhgënjyese, pasi që ai ndoshta e ka merituar për ta fituar për atë që ai bëri në Real Madrid. Ai nuk mund të shkonte më lart me Portugalinë në Botëror”.

“Por, motivi i tij tani është që ta fitoj me Juventusin vitin tjetër”.

Loading...