Fshati shqiptar i Velesit pa ujë e pa rrugë, ish kryetari i Velesit: Shqiptarët mund të shtohen! (Video)

Shpërndaje

Fshati Karaslari është vetëm 10 km larg qendrës së Velesit.

Edhe pse është afër qendrës, banorët e këtij fshati jetojnë si në mesjetë.

Pa ujë, pa rrugë, pa kanalizimë, e shpesh thonë se kanë probleme edhe me rrymën elektrike, percjell Fakte.

Për ironi të fatit, që paradoksi të jetë edhe më i madh, fshati Karaslar i Epërm furnizon me ujë të gjithë fshatrat përreth, ndërsa nuk ka ujë për veten e tij.

Banorët thonë se ish-kryetari i Velesit Sllavço Çadijev lëre që nuk ka intervenuar për asnjë çast në rregullimin e kushteve për këta njerëz, por përkundrazi, ai ka shfaqur urrejtje të hapur pët ta vetëm pse janë shqiptarë. Fjalët që ua ka thënë në sy ish-kryetari banorëve të këtij fshati kanë qenë: “Nuk u ndreqim rrugë dhe ujë se shqiptarët po shtohen shumë.”

“Po shihet edhe vetë, deri ku është e asfaltuar rruga.

Për tek fshati jonë përpjetë e sheh se si është.

A nuk ka mundësi shteti, apo çka është puna, ndoshta nuk duan pse jemi shqiptar me na regullu rrugën nuk e di kemi bë kërkesa edhe tek kryetari në Veles nuk ka asgjë.

Ish kryetari i Velesit i VMRO-së na pat thënë se nuk u ndreqim rrugë edhe ujë se shqiptarët po shtohen. Ky tjetri më duket se po e vazhdon rrugën e tij”, u shpreh Sadik Baftjari.

Kjo është çezma e vetme e fshatit ku marrin ujë banorët e fshatit.

Kjo çezëm furnizon 15 shtëpitë në fshatin Karaslari të epërm në qytetin e Velesit.

Ferid Bafqari po zbret nga fshati për të mbushur ujë. Ai thotë se nuk janë të sigurt nëse ky ujë është për pije.

“Nuk mundemi të arrijmë ti mbushim me ujë, ka ditë që presim nga tre-katër orë të mbushim ujë. Nuk e dimë që ky uji mund edhe të pijet nuk janë bërë analizat, ne vazhdojmë ta pijmë. Nuk e kemi dërguar ta analizojmë se a është për pije uji. Kurse ne vazhdojmë ta pijmë”, tha Ferid Bafqari Banor Karaslari.

Ato që kanë transport shkojnë mbushin ujë në fshatin tjetër ku uji është i pijshëm. Sadam Bojaxhiu çdo ditë udhëton në fshatin tjetër për të mbushur ujë.

“Isha për të mbush ujë, rruga nuk është e mirë as ujë s’kemi, asgjë s’kemi.

Çdo ditë çdo mëngjes nga një orë e gjysmë udhëtoj kështu, varet se si shkoj te çezmja. Rruga është katastrofë, as makinat nuk mund të ngjiten deri tek fshati”, u shpreh Sadam Bojaxhiu.

Kryetari aktual i Velesit Ace Kocevski shpreson se deri në shtator do të rregullohet rruga e fshatit Karaslar i Epërm.

“Besoj se kjo do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm. Planifikoj që gjithçka lidhur me rrugën të jetë gati deri në muajin shtator, kurse lidhur me sistemin e ujësjellësit është nënshkruar një Marrëveshje pas furnizimit të kryer publik për përpilimin e projekt-dokumentacionit. Planifikojmë që fshatin Karaslar të Epërm ta kyçim në sistemin e ujësjellësit, i cili e furnizon me ujë të pijshëm të gjithë fshatin Karaslar të Poshtëm dhe zonën industriale, Karaslari”, tha Аce Kocevski Kryetar i Velesit.

Fshati Karaslar ka mbi 10 shtëpi dhe mbi 50 banorë.

Këto banorë kërkojnë nga institucionet që të marrin parasyshë kërkesat e tyre dhe të mund të kenë kushtet sikur fshatrat përeth tyre./TV21

Loading...