Ja sa është rritur vajza nga Kaçaniku, ishte bebe në foton e famshme që bëri bujë gjatë luftës së Kosovës (Video)

Shpërndaje

Ishte marsi i vitit 1999, periudhë kjo e cila për popullin e Kosovës ishte tejet e rëndë. Kolona të gjata njerëzish, të rinj me çanta në duar, fëmijë që qanin, të moshuar që mezi ecnin, ia kishin mësyrë një rruge që nuk e kishin idenë se ku do t’i çonte. Të frikësuar në çdo hap që bënin nuk e dini as nga po shkonin, vetëm dëshironin të iknin sa më larg paramilitarëve serbë të cilët gjatë viteve 1998-99, vrisnin civil e të pafajshëm, dhe digjnin çdo gjë që kishin përpara.

Fotografi boshnjak Damir Sagolj, i cili punon për Reuters, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kishte shkrepur fotografi të cilat pasqyronin gjendjen reale të luftës dhe terrorin që po përjetonin popullata.

Në fotografinë e bërë nga Sagolj, shihet një kolonë e gjatë banorësh të Kaçanikut por që në fokus ka një grua me një shami të bardhë në kokë, ndërsa mbante në gjirin e saj një foshnje. Në fytyrën e saj shihet frika dhe zemërimi.

Loading...