Kërkohet dorëheqja e ministrit ‘i cili nuk merret me qytetarët’, Sadulla Durakut pas skandaleve dhe ajrit të ndotur

Shpërndaje

Pas skandaleve të fundit në Ministrinë e Ekologjisë dhe ajrit të ndotur që ka kapluar Maqedoninë shkaku i keqmenaxhimit nga ministri Duraku, profesoresha universitare Gjyla Çekiku ka kërkuar nga ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Sadulla Duraku të jep dorëheqje, shkruan TS.

“Sadulla Duraku jep dorëheqje se na mbyte bre burri dheut!!!
Kumanova yte dhe Shkupi ku jetoj unë janë qytetet më të ndotura në planet dhe ti rri ministër ende🙈
Ministri i Ndotjes së Ambientit, me shëndet të qoftë emri! Ju që bëni miliona duke mbytur qytetarët ju uroj kancerin, edhe pse nuk e kam zakon as hasmin ta mallkoj, por ju definitivisht jeni burrat më të prishur që mban toka, bile hallall dhe tokës si u mban!
Nëse do të mbytesh, eja në Shkup dhe Kumanovë!
#DuaAjrJoTym” ka shkruar Celiku

Ndryshe Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor muajin e kaluar përmes furnizim publik ka blerë qendër telefonike me mundësi për përgjimin e telefonatave.

Tenderin në vlerë prej 1,7 milion denarëve e ka marrë Telekomi, si kompania me ofertë më të ulët.

Marrëveshja është lidhur më 6 nëntor të këtij viti, ndërsa qendra ka sistem të harduerit për përgjim dhe sistem të softuerit për kontroll. Tani për tani mbetet e paqartë se kush dhe pse është kërkuar që në qendrën e re telefonike të kësaj ministrie të ketë opsione për përgjim dhe incizim të bisedave lokale.

Para disa ditësh u bë e ditur se në Prokurorinë Publike janë incizuar dhe përgjuar 7 gjykatës, për çka MPB-ja hapi hetim.

Ndërkohë, analizë të detajuar të qendrës është kërkuar edhe në Ministrinë e Drejtësisë, nga ana e ministres Renata Deskoska./TS/

Loading...