Kryeministri Zaev, fatin e mbi 1 milionë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e shëndrron në LLOTARI-BINGO

Shpërndaje

Shkruan: Rexhep Ademi

KRYEMINISTRI ZAEV NA GARANTON JETË MË TË MIRË NGA MUAJI KORRIK-2019. PO TË BLEN MALLRA USHQIMOR NË VLERË PREJ 6000 DENARË, SHTETI DO JU KTHEN 45 DENARË!!!!!!!

Kryeministri Zaev, fatin e mbi 1.000.000 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut e shndërron në LLOTARI-BINGO Dikur ish kryeministri Gruevski organizonte lotari me kuponët fiskale, tanë kryeministri aktual, ZORAN ZAEV me gojën plotë ka deklaruar se nga muaji korrik-2019-të nga çdo kupon fiskal do të kthehen 15 përqind e TVSH-së.

Më thjeshtë nëse mund ta ilustrojmë, nëse keni ble produkte ushqimore në një market në vlerë prej 6000 denarëve, TVSH-ja për produktet ushqimore është zakonisht 5 përqind. Pra shuma totale e TVSH-së është 300 denarë. Nga shuma e 300 denarëve po të ktheni 15 përqind TVSH del se përfundimisht në konto do të keni 45 denarë. Si duket më shumë kthen para Lyoness Maqedonia, se sa qeveria e cila buxhetin e siguron nga qytetarët! TURP me kësi lloj manipulimesh!

Ky popull kërkon standard më të mirë jetësor, vende pune me rroga dinjitoze, kërkon që të ketë dinjitet e jo çdo herë të jetë i varur nga një rrogë prej 300 euro, që të ketë statusin social. Kur një kirurgë në Spitalet shtetërore në Maqedoni, rrogën bazë e ka 700 euro, tregon qartë se në këtë shtet për tjerët kategori të të punësuarve ( çerdhe, shkolla, ministri, administratat të spitaleve dhe ministrive dhe institucione tjera) asnjëherë nuk do të bëhet më mirë, përveç njerëzve që me manipulime bëhen milioner. Kryeministër këta lojëra politike nuk kalojnë tek qytetarët, të cilëve u ka plas durimi. Andaj çdo ditë masovikisht komunat zbrazen nga Maqedonia për shkak të dëshpërimit nga politika juaj dhe gjithë politikanëve që udhëhoqën këtë shtet plot 30 vite me intriga.

Loading...