Kurti: Arsyeja kryesore pse nuk u hoqën vizat janë krimi dhe korrupsioni

Shpërndaje

Në debatin në Kuvendin e Kosovës për mosheqjen e vizave nga vendet europiane, deputeti dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se arsyeja kryesore që nuk ka liberalizim të vizave është krimi dhe korrupsioni.

Ai kujtoi vlerësimet e organizatave ndërkombëtare për Kosovën.

“’Freedom House’ na ka cilësuar si vend gjysmë-autoritar dhe pjesërisht të lirë. Në anën tjetër KDI dhe ‘Transparency international’ Kosovën e kanë konsideruar si kapje e shtetit. Situata thonë se s’është vetëm korrupsion por kapje e shtetit. Kjo do të thotë se në Kosovë nuk mund të flitet për korrupsion dhe krim të organizuar, sepse krimi është i institucionalizuar. Krimi i organizuar megjithatë ndodh jashtë strukturave shtetërore, ndërkaq në shtetin e kapur nuk ka më as krim të organizuar, as korrupsion, sepse ka krim të institucionalizuar”, tha deputeti Kurti.

Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.

“Ne po kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë, e cila tashmë është tërhequr. Këtu janë 22 ulëse, nuk është asnjë ministër. I kemi pesë zëvendëskryeministra, kryeministrin dhe 23 ministra që bëjnë gjithsej 29. Prej 29 qeveritarëve asnjëri prej tyre nuk ndodhet në këtë seancë. Pra kemi një qeveri që tashmë është tërhequr. Ne po kërkojmë dorëheqjen e një qeverie, të tërhequr, se Qeveria nuk është këtu”, theksoi Kurti.

Fjalimin e plotë në videon e mëposhtme:

Loading...