Ky është mjeku që lejoi të abortojë 16 vjeçarja e cila ishte e abuzuar seksualisht nga mësuesi dhe polici (Video)
Mjeku që ndihmoi abortin e së miturës vazhdon punën. Thotë se ajo ishte në moshë madhore
Në këtë klinikë private në Prishtinë, dyshohet që nxënësja nga Drenasi e kreu abortin.
Ajo ishte abuzuar dhe shfrytëzuar seksualisht per gati 2 vjet nga zyrtari policor nga Drenasi, Vesel Veseli.
Por, ai që e kreu këtë proces, e thotë të kundërtën e asaj që është raportuar në media.
Gjinekologu, Fehmi Ahmeti, thotë se momentin kur vajza ka ardhur në ordinancën e tij, ishte në moshë madhore.
“Ajo kur ka ardh ka qene në moshën madhore, dikun 18 vjet e 6 muaj”
Ahmeti shton se vajza ka ardhur e vetme dhe nuk ka vërejtur se ka qenë e detyruar nga dikush që të abortojë.
Ai thotë se nuk ka ndonjë lidhje me policin nga Drenasi, dhe se ligji ia lejon abortin në këtë moshë.
Ndërkaq klinikën e tij e kanë vizituar edhe inspektorati Policor i Kosovës.
Mjeku mohon të jetë arrestuar nga policia.
Por ndryshe Inspektoriati Policor i Kosovës ka vepruar me zyrtarin policor Vesel Veseli.
Ky i fundit është arrestuar me dyshimin se ka kryer veprat penale “të dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual”.
E profesori i cili e kishte abuzuar seksualisht të miturën, është suspenduar nga puna për të dytën herë.
E para herë ishte kur rasti ishte lajmëruar në Polici e profesori ishte marrë në pyetje, më pas ishte marrë vendim që ai të kthehët në punë për t`u suspenduar sërish të mërkurën.
Prokurori i rastit, Ruhan Salihu, nuk ka pranuar të jap detaje, duke thënë se hetimet janë në fazën fillestare.