Me rastin e 70 vjetorit të vrasjeve te Kulla e Rimnicës dhe internimeve në Rekën e Epërme

Shpërndaje

Shkruan: Prof. Dr. Enis JAKUPI

Krahina malore me emrin Reka e Epërme shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë, midis Gostivarit dhe Dibrës dhe përfshin territorin e rrjedhjes së sipërme të lumit Radika. Përgjatë luginës dhe rrjedhës së këtij lumi shtrihen fshatrat shqiptare të krahinës së Rekës së Epërme. Në veri kufizohet me malin Vraca dhe Kosovën, nga lindja me malin Bistra, Kozhuf dhe liqenin artificial të Mavrovës, në jug me fshatin Sencë, fshat I cili gjendet në anën e majtë të lumit Radika, ndërsa në perëndim me fshatin Tanushë, malin Korab dhe Lumën (kufiri me  Shqipërinë)

Rekasit janë pasardhës të Skënderbeut, pasardhës dhe bashkëvendës të  Rimnicasit/Lumnicasit Vrana Kotit, bashkëvendës të Tanush Topiajt, Atanas Allbanskit, Toma Sereçit e Llazar Siljanit, Naum Kristoforidit, Prift Peces e Millosh Nikoll Migjenit.

Banoret e Rekes së Epërme janë pasardhës të mësuesve të parë: Josif Bagerit , Abdurrahim Mustafes e Pop Filipit.

Banoret e Rekës së Epërme janë edhe pasardhës të Vildan Faik Dibres, Hoxh Tanushës të Memallarve, Molla Hajdarit e Мolla Saitit, Molla Seferit e Sait Najdenit  dhe Hoxhë Vokes së Dibrës.

Reka ka pas pjesëmarrës delegat edhe në  Lidhjen e Prizrenit, Hoxhë Iljas Dibrën e  Trebishtes dhe Mahmud Mujen.

Reka ka pas atdhetar e burra, luftëtar e trima siç është burri i fjalëve me peshë e luftëtar i tri luftërave Hajtë Zhuzhnja-Rufati, rekasit janë pasardhës edhe të Dajxhes Metë, Nezir Dekles, Cerkes Pelivat të Shtiravices, Sadik Dikut të Tanushes, Mësuesit Vadetin  e Sefer Selimit të Shtiravices, Qemal Bajramit, mixhes Branko e dajxhes Servet.

Reka ka pas edhe komitet të ballit kombëtar me seli në f.Ternicë/Zeternicë/ i formuar me 1943, kryetari i komitetit të ballit kombëtar ka qen Hoxhë Imer Latifi nga Verbgjani kurse komandant Mustafë Ternica nga Ternica/Zeternica, rekasit janë edhe pasardhës edhe të anëtarëve të komitetit te ballit kombëtar: Islam Hasimit e Shefket Jakupit nga  Tanusha, Nijazi Fejzullahit nga Verbeni e Rustem Hasanit nga Bogdi, Savi Sadikut nga Vaau, Idrisit nga Nistrova e Rihoni nga Niçpuri, Ahmet Ahmeti e Sefer Bafqarit nga Rimnica, Rashid Mullixhis  e Aqifit nga Grejkajt, më pas të Lamit nga Nivishta, më pas edhe Idris Saliut e Kadri Çaushit, Rahman Selmanit e Patrik Gjerasimit nga Senca. Më pas edhe te trima si Hazor Jakupi-Tanusha e Zylbehar Emurrllahit nga Zhuzhja i cili ra dëshmor u vra disa metra më larg nga xhamia e f. Rimnicë te vendi i quajtur  te kulla.

Ndodhitë e kullës të Rimnicës janë pak a shume te shkruara por të pa shtjelluara dhe konceptcenuara në frymën e reales dhe realitetit. Fshati Rimnicë shtrihet në kanionin dhe grykën e malit Korab, buzë Majës së Madhe dhe Malit Kabash. Për ballë nga ana perëndimore e ka Skerteci dhe bjeshkët e fshatit Tanushë. Në kohën e Principatës së Arbërit fshati Tanushë ishte vendi për rehabilitimin dhe shërimin ushtarëve bashkëveprues të Skënderbeut, pasi nga ky territor ishte gjenerali më i madh i ushtrisë së Arbërisë Vrana Konti (Mëhallët e f. Tanushë ishin Gorga, T`kolës, Bregzajt, Lleshkajve, Zavojska, Grekajt, Nivishta/Ni-vi-ishte/, Barallavi, Likajt, T˚koles, Memallaret, Xhutkajt, Bulukbashit etj.) Kurse fshati Rimnicë (Lumnicë, mëhalla-mhalla teme, garamhalal, tet halirkave, kontallaret, trajcallaret, te guri i kishës, pallazhan, shullo etj.) që shtrihet po në të njëjtin kanion përballë malit Menikut, nën Livadhet e Priftit e malit Kukul, Prallukej,  rrugës për Nivishtë, Grekaj e Tanushë ku prehen eshtrat e këtij gjenerali Vrana Kotit ku edhe vetë vendi ku janë të vendosura varrezat e fshatit mbanë emrin ˝te vorret e kondes˝.

Disa metra nga ku ven mbi xhamin e f. Rimnicë/xhaminë e Faik Vildan Dibres/ gjendet kulla e Nuhit Pallazhanit, dikur shtëpi banimi, me pas shkollë, kurse nga 1945 deri 1948 komunë, selia e komunës se Rimnices, rrethi i Radastushit, prefektura e Dibrës. Në vjeshtën e thelle të vitit 1948 në këtë kullë ndodhin e vrasjet, nga I cili rast ne fshatrat e Rekës filluan internimet vrasjet dhe zhdukjet e familjareve të anëtarëve dhe luftëtareve të ballit kombëtar. Në kullën e Nuhit/Nuhisë që dikur kish banuar familje, breza ndër vite. Atë vite kur ndodhen vrasjet kjo kullë ishte komuna e cila administrativisht i mbulonte fshatrat Rimnice, Tanushes, Grekja e Nivishtë. Përveç administratës në kull kishte edhe zyrë mbledhjesh, kunvedimi.

Me vitin 1948 Shqipëria i prish marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos, fshatrat dhe regjinë kufitare ishin të pa definuar mirë se në cilin territor takojnë. Pasi 1943 Reka ishte Shqipëri në Ternicë u vendos kufiri e parë mes Shqipërisë (italianeve) e Bullgarisë por me vone ku kufi u shty në Grupçin.

Balli Kombëtar ka qenë një organizatë nacionaliste, antikomuniste dhe republikane shqiptare, e themeluar më 1939 nën emrin e “Lëvizjes kombëtare të Rezistencës”. 

Balli Kombëtar në rajonet shqiptare të Kosovës e Maqedonisë

 

Protektorati Italian i Shqipërisë, në Gusht 1941. Me ngjyrë të verdhë, zonat e përftuara nga Shqipëria

Gjermania naziste rekrutoi mijëra shqiptarë në divizionin SS Skanderbeg, të ndihmuar nga Ministri i Brendshëm, Xhaferr Deva. Balli Kombëtar gjithashtu formoi Lidhjen e Dytë e Prizrenit që të mund të mbante kufijtë e zgjeruar të Shqipërisë.

Pasi gjermanët ishin dëbuar nga partizanët jugosllavë të Titos, dhe pasi komunistët fituan Luftën në Shqipëri, Tito urdhëroi mbledhjen e armëve në Kosovë dhe arrestimin e kryetarëve ballistë shqiptarë të Kosovës. Urdhri u prit keq nga shqiptarët e Kosovës dhe shkaktoi një kryengritje. Në 2 Dhjetor 1944, ballistë nga krahina e Drenicës sulmuan minierën e Trepçës dhe objektiva të tjera. Gati 2 mijë antikomunistë shqiptarë përballuan një forcë trupash partizane jugosllave prej 30,000 trupash për dy muaj. Gjithashtu në KërcoveGostivar, Rekë dhe Tetovë, ballistët e mbetur u munduan të rrinin në kontroll të zonave edhe pse trupat jugosllave kishin deklaruar fitore. Pas Luftës së Dytë edhe në Kosovë e Maqedoni, ashtu si në Shqipëri, shumica e kryetarëve të Ballit Kombëtar u burgosën, ekzekutuan apo torturuan për rolin e tyre në Luftën e Dytë Botërore.

Edhe pse kryengritja ishte shtypur, vetëm në vitin 1947 Kosova mund të integroheshte në Federatën Jygosllave, pas dy vjetësh rezistence, e njëjta ndodhi edhe në disa rajone të Maqedonisë. Reka e Epërme u integrua në administratën e RSFJ-së pas internimeve të familjeve të ballit Kombëtar, burgosjes e tyre dhe shpërngulja e tyre për në Shqipëri, Greqi dhe Amerikë.

Mit’hat Frashëri, kryetar i Ballit Kombëtar dhe kryetari më i shquar i lëvizjes Balliste për Maqedoni, Xhemë Hasa nga Gostivari.

Ndodhitë te kulla e Rimnicës si pas dëshmitareve dhe gojëdhënës.

Në vjeshtën e thellë të 1948 u mblodhën  burrat e Rekës (fshatrave Tanushë, Rimnicë, Nivisht dhe Grekja) për kuvendim rreth platformës së Jugosllavisë së re të formuar dhe prishjes së marrëdhënieve në mes Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enverit. Qëllimi kryesor i këtij kuvendimi ishte shkëputja dhe prishja e rrugëve  komunikuese të banoreve të kësaj nahije me pjesën tjetër të Lumes që i takonte sipas ndarjes së re Shqipërisë.

Këto fshatra të nahisë së Rekës me fshatrat e Lumes të Shqipërisë si me Radomirin, Bollovën, Zagradin, Çerjanin, Rabdisht, Kalle, Zimur etj. kishin lidhje farefisnore e miqësie të lidhura ndër shekuj pasi dikur ishin një rajon, krahinë malësia e Lumes. Kur përmenda rrugët e kisha qëllimin për rrugët e karvanëve të kuajve, rrugët e kalorësve që shkonin për në treg – Pazar.

Gostivari nga malësia e Rekës me kuaj ishte larg diku rreth 9 orë udhëtim pa ndërprerë, Dibra deri 5 orë, Prizereni deri 9 orë kurse Peshkopia deri 3 orë. Këto fshatra ishin kërthiza e trekëndëshit Pollog, Dibër, Prizren  dhe Lumë të madhe në Shqipëri.

Te kulla fshatarët (katundaret) ishin mbledhur atë vjeshtë të vonshme të 1948 për kuvendim me urdhër të UDBËS që të vihet roje dhe rrugët për në Peshkopi dhe anasjelltas të ndërpriten.

Pos parisë të fshatit kishin ardhur burra edhe nga parie e Mavrovës dhe  më e lartë e shtetit të ri Jugosllavisë të Titos dhe partizanët e ashtuquajtur shpëtimtar, linditasit e diellit, të shprehur me konceptin se si tash më vendi u çlirua dhe ballistet, të ashtu quajturit kaçat të ballit kombëtar që vepronin nëpër malet e Korabit të burgosen dhe të dorëzohen. Me një fjalë dhe familjaret ti ndërpresin lidhjet me farefisin dhe burrat e shtëpisë pasi ato ishin kaçak dhe ato e prishnin rendin dhe qetësin në rajoni, nahisë.

Veç kishin filluar të burgosen dhe internohen një numër i madh i veprimtarëve të ballit kombëtar. Kryetari komitetit të ballit kombëtar për Rekë të Epërme hoxhë Imer Latifi ishte burgosur dhe për të zhvilloheshin seanca të mëdhaja gjyqësore për të ardhur tek anëtaret tjerë të komitetit të ballit kombëtar. Mustaf Tërnica komandanti i ballit kombëtar për Rekën e Epërme me shok ishte vrarë dhe masakruar etj. Nëpër këto fshatra grupi i ballisteve me krye Hazor (Xorin i Tanushës), Zulbeari i Zhuznjes, Ramadani i Nistroves, Ilmija e Nebija të Rimnicës, Nuza i krosave të Tanushës, Tipi dhe Ismeti  i Sencës, Saiti ngs Shulloni i Rimnices, Rexha i Zhuzhnjes, Ramizi i Zavojkes,  dhe shumë veprimtarë të tjerë vepronin nëpër male dhe atyre u kish ra në vesh se në kull të Rimnicës do mbaheshe kuvend me partizanet pro Jugosllavisë të Titos dhe ndaljes, ndërpritjen  e karvanëve të rrugëve me Shqipërinë.

Hoxha Imer Latifi, Kryetari i komitetit të ballit Kombëtar Reka e Epërme

Procesi verbal nga gjykimi i Hoxhës Imer Latifi, kush ishin anëtar të komitetit të ballit Kombëtar Reka e Epërme, marrë nga libri i Jovan Pavlovskit, Sudenjata kako posleden poraz

Partizanet thirreshin si fitimtar të LNÇ dhe në krye të këtyre pozicioneve ishin sllavët dhe shqiptaret ortodoks të cilët deri para do kohe vepronin bashkërisht me ballistet e ballit kombëtar, por shteti më të madhe kish filluar sllavizmin e tyre me pretekst konceptin e tyre fetar se ortodokset janë sllav. (Në luftën NÇ si pas shënimeve sllave për çlirimin e Gostivarit me rrethin kishin ra dëshmor 149 maqedonas, 127 shqiptar, 35 turq dhe 2 të tjerë). Veprimtarë të ballit kombëtar më parë kishin qenë edhe shqiptaret ortodoks si Sakrat Gjerasimi nga Senca, Borisi i Rimnicës, Zhivko Brajkovski i Beliçices, po me herët me to kishte qenë edhe Harizan Nesterovski Marçja. Deri më 1948 nëpër pari të shtetit për shkak bashkëpunimit të mire në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë ato kohe anëtaret e ballit kombëtar nuk përndiqeshin, përndjekja e tyre filloj nga 1948 pas prishjes së marrëdhënieve Tito-Enver.

Më 1945 edhe pse anëtar të Komitetit të ballit kombëtar si më të shkolluar të regjionit në atë kohë ishin Shefket JAKUPI me shkollë të mesme cikli i lart dhe Zhivko Brajkovski cikli i ulët. Këto u emëruan kryetar dhe nënkryetar rrethi në Radastush, por pas disa muajve u shkarkuan pasi kishin liruar ballistet nga burgu  një nga to ishte Hazor Jakupi me shok, vëllai i Shefket Jakupi. Hazor (Xori) Jakupi në 1945 përndiqej nga gjygjet partizan për vrasjen e komandantit të Partizanëve të Llazaropoles dhe krye qehajes së Galishnikut.

Pas kësaj këto dy udhëheq u shkarkuan, Shefket Jakupi është emëruar kryetar komune në Ternicë por edhe nga ky funksion u shkarkua pas disa muajve, me pretekst se nuk kishte pritur mire në zyrën e komunës nënën e partizanëve të Beliçices. Pas kësaj ky intelektual u burgos dhe pas ndodhisë të kullës me familjen u internua në Zletovë ku jetuan deri  në prill 1953. Në Zletovë këto jetuan mizorisht të vendosur nëpër ˝kolektive˝ dhe shtëpitë e turqve të cilit ishin dëbuar për Turqi. Në një dhomë kanë jetuar deri katër familje (familja e Shefketit dhe Ipes  të Tanushes, Gafurit të Sences dhe Gjilasfija se Vullkavisë me dy djemtë) mizorisht bashkë me to edhe mitë. Kur themi jetuar ato filluan edhe të punojnë, një numër i madh burrat në xeheroren, zgafellen e Zletovës, xeheroren më të vjetër të Maqedonisë, për të siguruar kafshatën e gojës.

Shefket Jakupi Hoxha molla Miftari nga Vidushi dhe  Ibrahim/Hima/Hasaninga  f. Tanushë.

Vlen të përmendi se njeri lind, zhvillohet, jeton dhe vdes, shumë njerëz linden në këto vende e vdiqën dhe u varrosen në varrezat e turqve në Zletovë. Dëshmitare e gjallë është gjyshja  jonë Zelhixhe JAKUPI që tash do ti bënë 90 vjet (nusja e djalit madh të Shefket, Jakupit të Tanushës) tregon me lot në sy  edhe sot e kësaj dite për vdekjen e djalit të madh Sefedinit dhe mundësin e rëndë për varrim, qefin e bën këmishën e trupit kurse ceremoninë e varrimit e organizon Zylkapa nga Banjica e Gostivarit pasi ka qenë hoxhë po ashtu i internuar me Rizahin nga Gostivari dhe Haqifin nga Recani dhe një familjar i Bajram Doberdollit. Bashkërisht me familjaret Shefketit ishin internuar edhe ato të Hajetit të Tanushës kurse më parë ishin internuar familja e Xorit (Hazorit), Mustafë Ternices etj.

Zelhixhe Jakupi me nipin dhe stërnipat

Kur jemi të shkarkimi i nga posti dhe internimi i Shefket Jakupit edhe familja e Zhivko Brajkovskit është internuar në Ohër, më parë edhe ai ishte shkarkuar nga postet udhëheqëse. Zhivko Brajkovski më vonë ishte shkolluar dhe shpërngulur në Shkup, në 1960 u bë deputet në parlamentin e Republikës Socialiste të Maqedonisë nga ky regjion, i cili në gusht të 1963 vdiq  në Ternicë me pretekst duke hëngër shumë mjaltë të re, mjaltë taze, nga Tërnica me helikopter është dërguar në spitalin e Tetovës ku është konstatuar vdekja.  Biografia e Zhivko Brajkovskit për shkaqe objektive dhe subjektive është shtrenbuar dhe shpallut si partizan i LNÇ që nga 1941. Shumë burra të rekes që e kanë njohur e shprehin si një njeri me shumë bamirës dhe mbrojtës të shqiptareve mysliman të rekes. Por ka të tillë që e interpretojnë edhe si malltretues dhe përndjekjes të familjeve të Ballit Kombëtar.

Përmendorja e Zhivko Brajkovskit në Ternicë

Te kulla e Rimnicës për kuvend kish ardhur me to edhe Sakrati i Sergisë,  Hyznija e  partizan të ashtu quajtur të tjerë. Hyznija cili kishte malltretuar shumë burra të kësaj nahije, nga balli kombëtar kërkohej po ashtu edhe nga shteti i atëhershëm shqiptar. Siç përmenda edhe më herët anëtarëve të ballit kombëtar që vepronin nëpër malet e kësaj nahije u kish ra në vesh kjo vizitë dhe kishin organizuar pritë, për burgosjen e Hyznisë dhe dorëzimin e tij te gjalle në  Shqipëri.

˝Pusinë˝ e priten e kishin vendosur mbi Kullë, Xori me shokët vëzhgonin situatën nga ˝pusia˝ kurse trimin Zylbehar e kishin vendosur mbas kulle për të dëgjuar bisedat që ato do ti bënin brenda në kullë. Zylbehari i mllefosur dhe i nervozuar nga biseda pa mos u dhënë shenj shokëve del para kullës për ta sulmuar me grushte siç përmendin dëshmitaret vraponte që ta ˝mbytine me duer˝. Anëtaret e ballit kombëtar kur shohin turmën ven në nishan Sakratin dhe vrasin në vend të ngjarjes por bashkë me të e vrasin edhe bashkëveprimtarin e tyre Zylbeharin e Zhuzhjes. Prej këtu fillojnë burgosjet, likuidimet, zhdukjet dhe internimet e mëdhaja në Rekë, pasi u legjitimuan se kush janë veprimtaret e ballit kombëtar që vepronin në malet e Korabit. Mundësi për largimin e kufomës së Zylbeharit ka qen e pamundur, së shpejtin vinë brigadat e ushtareve, partizan  të karraulles të Tanushës dhe policisë të Nistrovës. Legjitimohet se i vdekuri është Zylbehari i cili ishte kunati i Xorit (Hazoir Jakupit) dhe në xhepin e xhulisë i gjejnë letërnjoftimin e vëllait, i burgosen dhe i likuidohen familjaret te tjerë pas marrjes nga shtëpia: Qazimi me dy djemtë Emrullain (Emren) dhe Zylfiun nga Zhuzhnja.

Nga këtu filluan ditët e rënda për Rekën, ndiqeshte çdo familje që kishte lidhje farefisnore me anëtaret e ballit kombëtar, të pa dëgjuarit vriteshin, internoheshin, dëboheshin për në Turqi etj, kurse shqiptarëve ortodoks u epeshin kushte të mira për jetesë në Gostivar, Shkup e Beograd, me pretekst asimilimin e tyre që të deklarohen si sllav.

Kurse një pjesë e anëtarëve të ballit kombëtar u dorëzuan të tjerët ikën në Shqipëri për të shpëtuar kokën. Të cilët më vonë edhe atje u ndoqën, u dërguan njerëz nga këndej (Reka) për ti likuiduar, më vonë dhe u burgosen siç ishte Hazor Jakupi i cili mbaroj në Burgun e Burelit bashkë me Ramadanin e Nistrovës dhe Hajetin e Tanushës.

Ramadani nga Nistrova dhe Hazor (Xori ) Jakupi nga f.Tanushë, viti 5 tetor 1958 Fier – RSPSH

Si pas gojëdhënës përmendët vajtim e nënës së Sakratit: ˝pse nuk e vrana Sergin e mutit po e vranë Sakratin e mjerë˝.  Do të thotë se si pas nënës njeriu që bënte keq tek shqiptaret mysliman të Rekës ishte Sergija

Loading...