Mes dhimbjesh e lotësh, iu dha lamtumira e fundit Arian Dacit (Foto/Video)

Shpërndaje

Në varrezat e qytetit të Prishtinës, i është dhënë lamtumira e fundit, zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Dacit.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë, familjarë të Dacit, dashamirë, miq e qytetarë.

Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë, derisa është goditur nga një ortek bore.

Në nder të zëvendësministrit Daci, gjatë ditës së sotme është mbajtur homazhe në hollë të Kuvendit të Kosovës dhe mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e organizuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

***

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë i dhanë sot lamtumirën e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Pasi u varros, u vendosën edhe kurora lulesh mbi varrin e tij.

Motra e tij, me dhimbje të madhe e mes lotësh ka vendosur lule mbi varrin e vëllait të saj tashmë të ndjerë, Arianit.

Daci humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Brezovicë, përderisa ishte me shokë duke skijuar dhe e zuri një ortek bore.

Mes dhimbjesh e lotësh, iu dha lamtumira e fundit Arian Dacit

Mes dhimbjesh e lotësh- familjarët, miqë e qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, në varrezat e kryeqytetit, në Dragodan.

Arian Daci, djali i vetëm i akademikut, Nexhat Daci humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Brezovicë, pasi u godit nga një ortek bore, gjatë kohës që ai ishte në skijim.

Nga krerët e lartë, në varrim i pranishëm ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj.

Mijëra qytetarë marrin pjesë në varrimin e Arianit, e nderojnë ish-zëvendësministrin

Ka filluar ceremonia e varrimit të ish-zv.ministrit të Diasporës, Arian Dacit. Ai humbi jetën të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë. Sot gjatë ditës janë mbajtur homazhe dhe mbledhje komemorative për të nderuar Dacin

Ceremonia e varrimi të Dacit po bëhet në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.

Dacin sot e kanë nderuar krerët më të lartë të shtetit si dhe dhjetëra qytetarë të cilët kanë bërë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës e po ashtu morën pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Teatrin Kombëtar.

Nis ceremonia e varrimit të zëvendësministrit Daci

Ka nisur ceremonia e varrimit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci nw varrezat e qytetit të Prishtinës.

Mbledhja komemorative, motrat e Arian Dacit nuk përmbahen nga lotët!

Për vdekjen tragjike të zëvëndësministrit të Diasporës, Arian Daci është mbajtur mbledhje komemorative.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu është drejtuar edhe motra e Arianit, Edi Daci Prapashtica.

“Në emër të familjes edhe të vëllaut tim, iu falenderojë për përkrahjen, ngushëllimet dhe prezencën tuaj”, ka thënë Daci- Prapashtica.

Motrat e Arianit, po e vuajne kaq vdekjen e tij, i cili vdiq tragjikisht ditën e djeshme në Brezovicë.

Haradinaj: Arian Daci kishte vlera të larta njerëzore

Në mbledhjen komemorative e cila po mbahet për të nderuar jetën dhe veprën e ish-zv.ministrit të Diasporës, Arian Dacit i cili vdiq të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë, po marrin pjesë figura të larta shtetërore

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur Ariani kishte vlera të larta njerëzore dhe se ai i shërbeu Kosovës me devotshmëri.

“Qeveria ka humbur një zyrtar të zellshëm, Prishtina e humbi një djalë të ri një qytetarë shembullor. Ariani e ka dashur këtë vend dhe i ka shërbyer me devotshmëri. Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës. Ai ishte i dalluar për vlera të larta njerëzore, i jemi përjetësisht mirënjohës për shërbimin ndaj atdheut, lamtumirë Arian”, ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij.

Ngushëllime për vdekjen e Arian Dacit, kanë shprehur edhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, Ministri i Diasporës së Maqedonisë, Edmond Ademi.

Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Ndërkohë, ish-zëvendësministri i Diasporës, varroset sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetërore.

Njerëz si Arian Daci mbahen mend gjatë

Nën patronatin e zyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, është mbajtur mbledhja komemorative për nder të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, i cili humbi jetën gjatë ditës së djeshme nga një ortekë bore në Brezovicë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se çdo fjalim i sotëm mbizotërohet nga loti dhe pikëllimi.

“Qeveria e ka humbur një djalë të zellshëm, njerëz si Arian Daci mbahen mend gjatë. E kisha taku disa herë Arianin, ai ishte plotë pasion dhe jetë. I dalluar për vlera të larta njerëzore. Ne kolegët e tij jemi përherë mirënjohës për të. I tillë ishte dhe të tillë do ta mbajmë mend”, tha Haradinaj.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se lajmi për ndarjen e tij nga jeta, është tronditës.

“Ky është pa dyshim fjalimi më i rëndë në jetën time. Unë ende nuk po mund të besoj, ne që jemi shoqëruar me Arianin e ndajmë me familjen pikëllimin. Ai ka qenë dora e djathtë e ministrisë, por me të ke mund të qash edhe hallin për çështje private”, tha ai.

Ndërsa, Edmond Ademi, ministër i Diasporës në Maqedoni, tha se është vështirë të gjej fjalët e duhura në këso raste.

“Kjo mbledhje në të cilën e përshëndetemi për herë të fundit me Arianin… largimi i tij nga kjo jetë është humbja e madhe, por kujtimi për të është i përhershëm”, ka shtuar ai.

Arianit Jakupi, nga Oda e Farmacistëve, tha se është i tronditur nga lajmi, sepse për të Ariani ishte njeri që i ofronte të gjithë.

“Më shumë se aq jam shok i tij, nuk e kam pasur vetëm koleg, por kemi ndarë edhe momente me të që nga gjimnazi. E kisha mentor edhe të skijimë, nuk hezitonte të më ndalte të më tregonte se si të mbrohemi nga rreziqet, qoftë edhe nga orteku. Ti do të mbetesh përherë në mendjen tonë. Familja pastë forcë”, tha ai.

Edi Daci-Prapashtica, motra e Arian Dacit në emër të familjes ka shprehur mirënjohje për të gjithë të pranishmit.

***

Në Teatrin Kombëtar po mbahet mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, i cili vdiq të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë.

Për figurën e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, foli kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ministri i Diasporës, Dardan Gashi.

Ndërkaq nga ora 11:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës janë mbajtur homazhe pranë arkivolit të Dacit.

Në homazhe kanë qëndruar familja e Dacit, e jetën dhe veprën e tij e kanë nderuar Kryeministri Haradinaj, Presidenti Thaçi, ministra, deputetë dhe shumë qytetarë.

Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetërore.

***

Ka nisur mbledhja komemorative për zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci.

Para mbledhje komemorative u mbajtën homazhe në Kuvendin e Kosovës, ku përveç zyrtarëve, Arian Dacin e nderuan një numër i madh i qytetarëve dhe miqve.

Në homazhe për Arianin edhe presidenti Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot bëri homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit.

Pas homazheve, Thaçi nënshkroi në librin e zisë.

Deri tani në homazhe morën pjesë figura të njohura politike dhe krerë të vendit.

Daci ndërroi jetë dje gjatë një orteku në Brezovicë.

Deputetja e LDK-së shpërthen në lot gjatë homazheve për Arian Dacin

Familja Daci, janë duke pritur një numër të madh të qytetarëve të cilët kanë ardhur për të bërë homazhe për të ndjerin Arian Dacin.

Për të nderuar të ndjerin Arian Dacin, kanë ardhur edhe disa nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndër ta, ishte dhe Besa Gaxherri, ajo ka shpërthyer në lot derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Pas homazheve në hollin e Kuvendit, në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Dacit.

Veseli së bashku me Lushtakun nderojnë Arian Dacin

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit.

Në homazhe Veseli është shoqëruar nga Sami Lushtaku dhe anëtarë tjerë të PDK-së.

Ai një ditë ma parë i shprehu ngushëllime akademikut, Nexhat Daci për humbjen e birit të tij.

Në homazhet të cilat po mbahen në Hollin e Kuvendit prezent ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi.


Haradinaj: Ariani i dalluar për vlera njerëzore, do të na mungosh!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministra dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Poashtu, gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria.

***

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë trupit të zëvendësministrit, Arian Daci i cili ndërroi jetë dje gjatë një orteku në Brezovicë.

Nën shoqërinë e kryeministrit ishte edhe kabineti qeveritar.

Haradinaj dje tha se ndihet i tronditur nga fatkeqësia që ndodhi në Brezovicë. Ai i shprehu ngushëllime familjes së ngushtë dhe miqve të Arian Dacit.


Homazhet po bëhen në hollin e Kuvendit të Kosovës.


***

Kanë filluar homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, për nderë të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, i cili humbi jetën dje nga një ortek bore në Brezovicë.

Të pranishëm në këto homazhe është babai i Arianit, Nexhat Daci dhe familjarët e tjerë të tij.

Ndryshe, Arian Daci, humbi jetën gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke skijuar duke u goditur nga një ortek bore.

Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, i cili ka mbetur i lënduar

Homazhe në nderim të zëvendësministrit Daci

Kanë nisur homazhet në Kuvendin e Kosovës në nderim të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, që humbi dje jetën nga një ortek bore në Brezovicë.

***

Për të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci, i cili ka humbur jetën nga një ortek bore në Brezovicë, sot do të zhvillohen disa aktivitete mortore.

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.

Përcjellja për në varrezat e qytetit të Prishtinës do të bëhet në ora 13:00. Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore. Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut. Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore. Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.

Loading...