Modric zbulon vendin e çuditshëm ku do ta mbajë Topin e Artë

Shpërndaje

Luka Modric është shpallur fitues i Topit të Artë për vitin 2018.

Mesfushori kroat që i dha fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, nuk ka mundur ta fsheh lumturinë për këtë të arritur.

“Ka një parim që thotë se gjërat e mira nuk vijnë kurrë lehtë”, ka deklaruar Modric, përcjell ‘lajmi.net’.

“Jeta ime është bërë nga lufta dhe puna e madhe për të arritur qëllimet e mia. Nuk ka qenë e lehtë për të fituar”, ka shtuar ai.

Modric duke vazhduar tutje, ka treguar se edhe në çfarë vendi do ta mbajë trofeun e Topit të Artë.

“Ditët e para do ta vendos në dhomën e gjumit, aty afër shtratit. Sa herë të zgjohem, unë nuk mund të them se kjo gjë është më një ëndërr, sepse do ta kem aty”.

Loading...