Pamjet që kanë shokuar botën, edukatoret e çerdhes inkurajojnë fëmijët të rrahen (VIDEO+18)

Shpërndaje

Një video e publikuar në internet nga një nënë ka shokuar opinionin në SHBA, për faktin se në të shfaqen fëmijët brenda një çerdhe në St. Louis duke goditur njëri-tjetrin në “ring”, derisa edukatoret brenda dhomës bënin tifo dhe i inkurajonin të vazhdojnë me rrahjen.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2016 në Missouri dhe është përshkruar si “dita e rrahjes në klub”, ndërsa nëna që ka arritur ta sigurojë videon ka paditur drejtorinë e kësaj çerdhe.

Nicole Merseal ka thënë se njëri nga djemtë e saj i cili asokohe ishte 10-vjeç e kishte filmuar rrahjen me iPad. Ai ishte i brengosur për vëllanë e vogël që po qëndronte në dhomën afër tij ku po zhvilloheshin “ndeshjet”. Kështu ai filloi të filmojë rrahjen dhe videon ia dërgoi të ëmës.

Në video shihet një fëmijë me doreza të boksit duke e goditur një fëmijë tjetër në kokë, derisa mësuesja kërcente nga emocionet. Një mësuese tjetër gjithashtu shihet në video e cila ia vë dorezat një fëmije tjetër që po bëhej gati për rrahje.

Por i vetmi person që mundohej t’i ndante fëmijët ishte një nxënës tjetër, që bënte të pamundurën ta mbronte shokun e shtrirë në tokë që goditej vazhdimisht nga bashkëmoshatari.

“Ai nuk mund ta kuptonte pse shokët e tij po rraheshin. Pse ishte rrahur nga shoku i ngushtë”, ka deklaruar Merseal.

Por, pas publikimit të videos që të dy mësueset janë pushuar nga puna, pretendim ky që është konfirmuar edhe nga policia.

“Dua të ndëshkohen personat përgjegjës dhe të mos i ndodh asnjë fëmije diçka e tillë”, ka deklaruar nëna e brengosur që ka paditur menaxhmentin e çerdhes nga të cilët kërkon 25 mijë dollarë dëmshpërblim.

Loading...