Partitë politike të pozitës “opozitare” dhe të “opozitës” së pushtetit

Shpërndaje

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Një lëvizje politike për të pasur opozitë të vërtetë në radhët e saj, së paku gjysma e anëtarëve, simpatizuesve dhe mbështetësve të saj, sidomos e anëtarëve të organeve drejtuese të një partie, ose disa partive politike që mund ta përbëjnë një bllok të partive, ose të një lëvizje opozitare, duhet të mos kenë qenë pjesë aktive dhe funksionarë të partive në pushtetin e mëparshëm.

Sidomos, liderët dhe drejtuesit e këtyre partive politike, për të qenë opozitë e vërtetë e pushtetit të derisotëm nuk duhet të kenë qenë ASNJË DITË pjesë e atij pushteti dhe në asnjë mënyrë të lidhur me strukturat e pushtetit të mëparshëm, jo më funksionarë të lartë të tij, madje në disa mandate me radhë dhe në pozita udhëheqëse të rëndësishme dhe të ndryshme.

Çfarëdo loje politike për interesa individuale dhe grupe, ripozicionime dhe qasje ndryshe në skenën politike të një vendi, nuk mund të kuptojë frymë të re, aq më pak OPOZITË!

Kjo është teori e njohur kudo në botë në sistemet politike, në demokracitë parlamentare dhe sistemin shumëpartiak. Praktika në vendin tonë, kujt i kujtohet dhe siç dëshiron të paraqitet para opinionit, mund të ilustrohet më qartë përmes një fjale të urtë kosovare: „Çfarë s’ka në deti…“.

(3 shkurt 2019)

Loading...