Policia e Shkupit tregon rrahjen e policëve: Ja si ka ndodhur ngjarja në Shuto Orizare (Video)

Shpërndaje

Sonte në lagjen Shuto Orizare të Shkupit janë rrahur tre persona prej tyre dy policë, njofton policia.

“Sot, në ora 17.20, në rrugën “Indira Gandi” në Shuto Orizare një femër e mitur ka parë se persona të panjohur me forcë e kanë futur një femër në një furgon, por nuk e dinte se për kë bëhet fjalë. Ajo ka njoftuar një person të rritur i cili është paraqitur menjëherë në polici. Janë mbledhur një grup i madh qytetarësh dhe në atë moment kanë hasur një automjet në të cilën kishte tre persona, dy prej tyre zyrtarë policir të stacionit policor Çair, të cilët nuk kanë qenë në detyrë. Grupi prej banorëve kanë sumuar tre personat që ishin në automjet. Personat e rrahur janë transferuar në spital për ndihmë mjekësore”, theksojnë nga MPB-ja, shkruan TetovaSot.

Deri në këtë moment nuk ka denoncim për vajzën e zhdukur nga ndonjë familje.

Po merren masa për të pastruar rastin.

Loading...