Rama: Integrimi, prioritet i Qeverisë

Shpërndaje

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama mori pjesë ne Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, që u mbajt në Zagreb të Kroacisë. E ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektivën e Bashkimit Europian dhe NATO-s, ka theksuar Rama gjatë fjalës së tij në këtë samit.

Pavarësisht humoreve të brendshme politike në disa prej vendeve anëtare të Unionit, Kryeministri Rama ka nënvizuar se integrim evropian mbetet prioritet i Qeverisë shqiptare.
Nga ana tjetër, Rama ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij se përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk duhet të jenë individuale por të koordinuara dhe në këtë drejtim, ai ka vënë theksin te nevoja për të punuar edhe akoma më fort me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes vende të rajonit, gjë nga e cila do të sillte edhe një zhvillim më të shpejtë të vendeve dhe më shumë mundësi për popujt përkatës.

Në këtë samit merrte pjesë edhe Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ndërsa Kryeministri Rama shoqërohej nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Pjesë e axhendës së kësaj vizite zyrtare të Ramës në Kroaci është edhe një takim me homologun kroat, me të cilin Kryeministri pritet të ketë edhe një konferencë për shtyp, ndërkohë që ai do të takohet edhe me Presidenten kroate dhe kryetarin e Parlamentit të Zagrebit.

Loading...