Sela: Konsensualiteti i Presidentit të përbashkët, fshihet në Bombat e Zaevit

Shpërndaje

Sot, nga fushata zgjedhore për President, kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka deklaruar që Aleanca për Shqiptarët është për demokraci konsensuale, e jo për ‘konsensualitet të rremë, që fshihet tek bombat e Zaevit”.

‘Bashkimi Demokratik për Integrim i ka bërë shërbesë dikur VMRO-së tani po i bën LSDM-së. Me 21 Prill është e rëndësishme të votohet shqiptari e jo si të tjerët tentojn të ju bindin. E thotë populli ‘Zoti një herë ta merr ftyrën pastaj gjërat tjera’. Pra oponentëve fytyrën ua ka marrë, andaj është koha që mos i shofim më në skenën politike.’

Gjithashtu, kryetari i Aleancës për Shqiptarët theksoi: ‘Në tubimet e tyre nuk shkruan emër se kënd e përkahin, por vetëm numër. Ne jemi për demorkaci konsensuale por jo për konsensualitet të Stevo Pendarovskit. Sepse, Pendarovski për BDI-në ishte i keq kur ishte opozitë, ndërsa i mirë kur është në qeveri. Konsensualiteti i tyre, fshihet tek bombat e Zaevit. Ne jemi për demokraci konsensuale, që do garantonte parlament dy dhomësh, ku njëra dhomë e përfaqësuesve do të ishte e barabartë mes shqiptarve dhe maqedonasve. E pyes Ali Ahmetin, a është për këtë konsensualitet?’

Loading...