Shqipëria u kthehet fitoreve (Video)

Shpërndaje

Shqipëria ka fituar me rezultat minimal 1-0 kundër Walesit në një miqësore që u zhvillua sonte në Elbasan Arena. Shqipëria e Panuccit luajti më mirë se Wales dhe kështu i kthehet fitoreve pas fitores së saj kundër Izrealit në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve

Shqipëria ka fituar me rezultat minimal 1-0 në miqësoren kundër Wales.

Kombëtarja luajti shumë më mirë në këtë ndeshje dhe pati rastet e saj që nga fillimi i saj.

Panucci ndeshjen e fillojë me disa ndryshime në formacionin e parë.

Në mbrojtje u kthye Hysaj pasi që mungojë në ndeshjen kundër Skocisë ndërkaq në vend të Binakut në të majtë startoi Veseli.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë Shqipëria ishte më e mirë dhe kjo ju shpagua pasi që fitoi penallti në minutën e 57’të te ndeshjes.

Penalltinë e ktheu në gol sulmuesi Bekim Balaj.

Wales tentoi të kthehet në lojë por nuk e bëri pavarësisht se në ndeshje u inkuadrua Gareth Bale i Real Madridit.

Loading...