Të mos njëjtësohet përkatësia kombëtare me shtetësinë!

Shpërndaje

Nga, Abdulla Mehmeti

Shtetësia e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore:
Shtetas i Maqedonisë Veriore, në gjuhën shqipe;
Државјанин на Северна Македонија, në gjuhën maqedonase.

ËSHTË MOMENTI QË TË NDËRHYJË MË FUQISHËM FAKTORI NDËRKOMBËTAR NË AFRIMIN E DALLIMEVE PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE DHE RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PRESPËS NGA PARLAMENTI I MAQEDONISË VERIORE

Në këtë rast, edhe Lëvizja Besa nuk duhet të lihet e vetmuar në betejën e saj për ndryshimet kushtetuese. Së paku për dy arsye duhet të përkrahet nga të gjithë qytetarët shqiptarë të ndërgjegjshëm në Maqedoni, si dhe nga faktori ndërkombëtar, edhe atë:

1. Për shkak se Lëvizja Besa (vetëm me 2 deputetë) nuk pranon që përkatësia kombëtare e një pjese të qytetarëve të këtij shteti, të vetëpërcaktuar si maqedonas, si e vetme të njëjtësohet me shtetësinë e Maqedonisë Veriore; dhe

2. Pse Lëvizja Besa e pranon që nuk është arritur zgjidhje për çështjet më të rëndësishme në interes të popullit shqiptar në Maqedoni dhe në interes së orientimit evropian të këtij shteti, përmes rregullimit me kushtetutë të statusit juridik-kushtetues dhe politik të popullit shqiptar si shtetformues, në vend të statusit të pakicës kombëtare, si dhe mosrregullimi me kushtetutë i statusit të gjuhës shipe zyrtare, në vend të gjuhës që e flasin mbi 20% e qytetarëve në këtë shtet, siç është definuar edhe me Ligjin (e ri të pahyrë në fuqi) për përdorimin e gjuhëve, duke e pranuar se çështja shqiptare në Maqedoninë Veriore do të mbetet edhe më tej e HAPUR, në kërkim të zgjidhes përfundimtare, me sigurimin e barazisë së plotë kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoninë Veriore.

Tani më është hedhur guri për moskalimin e VIJËS SË KUQE!

(10 janar 2019)

Loading...