Video ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku ndodhi incidenti i armatosur në Çair!

Shpërndaje

Funskionarë të lartë janë përfshirë në një incident të armatosur ku V.B. ngeli i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 tek restoranti Prince ku zyrtarë të komunës së Çairit janë përleshur me zyrtarin tjetër V.B. Ata fillimisht janë përleshur fizikisht më pas zyrtarët e komunës së Çairit kanë qëlluar drejt V.B.

Policia dhe ambulanta janë ne vendngjarje.

******

Sipas informatave të para, rasti motivet e të cilit ende nuk dihen, ka ndodhur disa minuta para orës 18 të mbrëmjes së sotme, këtë e konfirmuan edhe nga MBP.

“Sot rreth orës 17:45 është paraqitur se në rrugën “Llazar Trpovski” është gjujatur drejt personit V.B (40) nga Shkupi, në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë. Në të kanë shtënë personat E.H., E.A. dhe R.N. Personi V/B. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Po punohet për zbardhjen e rastit”, thanë nga MPB.

Ekipet e policisë janë në terren dhe po hetojnë gjithçka që lidhet me incidentin në fjalë.

Loading...